Rregullat e komunitetit

Pavarësisht nëse udhëtimi ynë fillon me ADN ose historinë e familjes, dëshirojmë që kushdo të ndjehet i mirëpritur në komunitetin tonë. Për t’a mbajtur komunitetin të përfshirë, të sigurtë dhe të përshtatshëm për të gjithë, rregullat e mëposhtme sqarojnë se çfarë lejohet dhe ndalohet në Ancestry. Nëse hasni diçka që shkel këto Rregulla, ju lutemi na njoftoni do të bëjmë sa mundemi për të trajtuar situatën. Gjithnjë i vlerësojmë komentet tuaja që na ndihmojnë t’a bëjmë Ancestry një mjedis të sigurtë dhe të rehatshëm për këdo.

 

Aksesi dhe siguria e faqes në internet

Ndërsa përdorni llogarinë tuaj në Ancestry ose ndonjë Shërbim të Ancestry:

  • Duhet të veproni në përputhje me të gjitha ligjet e zbatueshme.
  • Duhet të keni llogarinë tuaj në Ancestry dhe të zgidhni një emër të përdoruesit dhe fjalëkalim unik.
  • Nuk mund t’i jepni fjalëkalimin e llogarisë tuaj në Ancestry dikujt tjetër.
  • Nuk do të lejoni një fëmijë nën moshën 13 vjeç të botojë informacion ose të vendosë përmbajtje përmes llogarisë tuaj në Ancestry.
  • Duhet të jepni informacion të vlefshëm dhe të plotë të kontaktit, përfshirë një adresë email-i të vlefshme.
  • Nuk mund të zgjidhnin një emër të përdoruesit që është urryer, i turpshëm, ose përndryshe i papërshtatshëm, siç përcaktohet nga Ancestry, vetëm sipas gjykimit të saj.
  • Nuk duhet të shtrembëroni kurrë identitetin tuaj, as ndaj Ancestry as ndaj përdoruesve të tjerë.
  • Nuk duhet të ndërhyni ose të tentoni të ndërhyni me Shërbimet, përfshirë përdorimin e ndonjë programi softuer, virusi ose rutine për të bllokuar, errësuar, modifikuar ndonjë Përmbajtje ose faqe në internet të Ancestry, ose të shkatërroni softuerin, harduerin ose pajisjet e telekomunikacioneve të një personi tjetër.

 

Siguria e komunitetit

Ndërsa përdorni llogarinë tuaj në Ancestry ose ndonjë Shërbim tjetër të Ancestry nuk do të:

  • Vendosni ose shpërndarni ndonjë përmbajtje që është e paligjshme, kërcënuese, e dëmshme, abuzive ose përndryshe të dënueshme, përfshirë përmbajtje ose komunikime që janë degraduese, shpifëse, vulgare, të urryera, përçmuese, mashtruese, të turpshme, pornografike, të qarta seksuale, seksiste, raciste ose që ndërhyjnë në konfidencialitetin e një tjetri.
  • Ndiqni, ngacmoni, kërcënoni ose sulmoni me fjalë ndonjë përdorues ose punonjës të Ancestry ose të abuzoni burimet e Ancestry, si të keqpërdorni kohën e një punonjësi të Ancestry.
  • Vendosni ndonjë informacion ose komunikacion që e dini se është i rremë ose mashtrues, përfshirë shtirjen si një person tjetër, keqinterpretimin e përkatësisë tuaj me një person ose njësi (përfshirë Ancestry), duke pretentuar në mënyrë të rremë një miratim që nuk e keni ose keqinterpretimin se jeni një punonjës ose përfaqësues i Ancestry ose familjes së kompanive të saj.
  • Vendosni ose shpërndarni përmbajtje që përmban informacion personal, në pronësi të ose konfidencial të ndonjë personi, si fotografi të individëve të gjallë, dokumenta qё mund tё jenё bllokuar, informacion financiar sensitiv ose adresën, numrin e telefonit ose adresën e email-it të një personi pa lejen e tyre. Në rastin e të miturve, do t’ju duhet pëlqimi i prindit ose kujdestarit të tyre.

 

Respekti për pronësinë intelektuale

Ndërsa përdorni llogarinë tuaj në Ancestry dhe Shërbimet e Ancestry, nuk do të:

  • Vendosni ose shpërndarni përmbajtje që është e mbrojtur nga e drejta e autorit ose marka tregtare ose që nuk ju përket juve, përfshirë fotografi dhe dokumente historike të vendosura nga përdoruesit e tjerë, përveç kur keni leje të shprehur nga pronari i të drejtës së autorit ose markës tregtare të një përmbajtje të tillë. Lexoni Politikën e të drejtës së autorit tonën për më shumë informacion.
  • Riprodhoni, të bëni inxhinierimin e kundërt ose të shisni ndonjë pjesë të Shërbimeve të Ancestry (përfshirë takëmet e analizave të AncestryDNA) ose Përmbajtjen e Ancestry Content, ose të shkarkoni të dhëna sistematikisht nga bazat e të dhënave të Ancestry për të bërë ose populluar një bazë tjetër të të dhënave për një qëllim tjetër.
  • “Lidhni thellë” ose të kuadroni, lidhni në linjë ose pasqyroni ndonjë pjesë të ndonjë Shërbimi të Ancestry pa lejen me shkrim të Ancestry.

 

Komunikimet e padëshiruara nuk lejohen

Nuk mund të përdorni llogarinë tuaj në Ancestry ose Shërbimet e Ancestry (ose ndonjë informacion të marrë përmes Shërbimeve) për të vendosur ose vënë në dispozicion ndonjë reklamim, materiale promocionale, postë të pavlefshme, të padëshirueshme, letra zinxhir ose ndonjë formë tjetër të kërkesës.

 

Find a Grave

Ndёrsa pёrdorni Find a Grave, ju lutemi mbani mend kёto rregulla shtesё:

  • Mos abuzoni mjetet pёr tё sugjeruar korrigjime ose shtesa ose pёr t’u dёrguar mesazhe anёtarёve tё tjerё tё Find a Grave rreth pёrkujtimoreve qё menaxhojnё.
  • Ju lutemi  jeni tё ndjeshёm ndaj kuptimeve tё ndryshme kulturore tё vendeve tё varrimit, varrezave dhe tё tё vdekurve. E kuptojmё se disa komunitete indigjene pёrpiqen tё nderojnё dhe tё shёnojnё varret e tyre, ndёrsa tё tjerё nuk dёshirojnё qё varret e tyre tё gjenden, tё fotografohen ose tё botohen publikisht. Mos postoni, transmetoni ose shfaqni pёrmbajtje qё merret nga ose u pёrket tokave tё njohura si federale dhe/ose shtetёrore tё amerikanёve vendas dhe/ose anёtarёve amerikanё vendas pa pёlqimin dhe lejen e shprehur tё komunitetit, njerёzve ose kombin fisnor pёrkatёs dhe qё ka lidhje ose nёse nuk jeni njё qytetar ose pёrfaqёsues i autorizuar i atij kombi fisnor.

 

Detaje ligjore

Rregullat e komunitetit të Ancestry zbatohen për të gjithë përdoruesit e Shërbimeve të Ancestry (përfshirë Ancestry.com, AncestryDNA, Newspapers.com, Fold3, We Remember, Find a Grave dhe faqeve të tjera në internet dhe aplikacioneve celulare të Ancestry) dhe synojnë t’ju mbrojnë juve dhe të gjithë komunitetin e Ancestry. Çdo term me shkronja të mëdha i përdorur në këto Rregulla do të ketë të njëjtin kuptim siç përcaktohet në Kushtet e përgjithshme dhe Deklaratën e konfidencialtietit të Ancestry.

Lista e sjelljeve të ndaluara nuk është shteruese. Ancestry ndalon përdoruesit e Shërbimeve nga përfshirja në ndonjë veprimtari që Ancestry, vetëm sipas gjykimit të saj, përcakton se është ofendues, ndërhyn me të drejtat e të tjerëve ose i shkakton dëm ndonjë personi ose njësie. Ancestry nuk mund të jetë përgjegjëse për përmbajtjen që përdoruesit tanë krijojnë dhe shpërndajnë në komunitet, por rezervojmë të drejtën të heqim çdo vendosje ose komente që shkelin këto rregulla ose Kushtet e përgjithshme tona.

Shkeljet ose kundravajtjet e rënda ose të përsëritura do të bëjnë që përdoruesit përgjegjës t’i hiqet llogaria, vetëm sipas gjykimit të Ancestry.